Mungesa lojtarëve sallkas është kthyer çështje, shpjegimi i Bushit: Del poshtë pallatit dhe nuk luajnë futboll, nuk nxjerrim talente

Mungesa e një mbrojtësi të majtë në Kombëtare ka nisur të kthehet në problem më vete. Ekipit tonë kombëtar i mungon një sallaks dhe kjo është nënvijëzuar edhe në studion e emisionit “Skaner” në “MCNTV”. Alban Bushi sheh më larg dhe rrënjët e këtij problemi i gjen që te fëmijët. Trajneri i Shpresave është shprehur se Shqipëria e ka të vështirë të prodhojë talente. Kjo për faktin se rrugëve të qytetit u mungojnë fëmijët që luajnë futboll.

“Shqipëria ka vite që ka vështirësi në nxjerrjen e talenteve. Unë mbaj mend në kohën kur lauja futboll nëpër lagje, kishte gjithmonë 5-6 sallaksa shumë të mirë. Kishte fëmijë që luanin futboll gjithë ditën. Sot nuk luan më njeri. Del poshtë pallatit dhe nuk shikon njeri. Këtu nuk është faji as i organizimit, as i Federatës dhe as i trajnerit. Nuk luajnë më futboll. Prandaj edhe ne marrim futbollistë nga jashtë. Johan Krojfi ka thënë: “Te Ajaksi bëja 6 orë stërvitje në javë, ndërsa në shtëpi bëja 6 orë stërvitej në ditë”. Ku u bë futbollist ai, te akademia apo te shtëpia? Normale që te shtëpia. Është e pamundur të bëhesh futbollist me një orë stërvite në ditë”, ka thënë Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *