Ermal Tahiri është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se problemi më i madh i ekipit kombëtar është mungesa e dolit. Sipas tij, lojtarët nuk dinë të shënojnë dhe kjo është një problematikë që prek edhe ekipin Shpresa. Tahiri bën thirrje për futbollistët që të lënë mënjanë egon e tyre dhe në Kombëtare të mendojnë vetëm për skuadrën.
“Po djegim një lojtar si Roshi, për shkak të skemës. Shqipëria ka një problematikë të madhe, që nuk shënojmë dot gol. Kemi probleme në fazën ofensive. Kemi lojtarë të mirë, por lojtarë që nuk luajnë për ekipin, duan të luajnë për veten. E kemi problem edhe ekipin Shpresa, sepse pashë ndeshjen me Kosovën. Cara harronte topin në zonë, Muçi merrte topin dhe harronte të pasonte. Duan të tregojnë veten. Por veten nuk duhet ta tregojnë këtu, ta tregojnë atje në klubet ku janë.
Këtu nuk duhet të mendojnë për veten, por për ekipin kombëtar. Ne kemi lojtarë, por kush do na i mbledhë këto lojtarë?! Themi kemi Bajramin, e morëm dhe pas një ndeshje, doli jashtë. Luajmë me Islandën dhe Izraelin dhe 6 lojtarë të formacionit u ndryshuan. Seferi bëri gol atje dhe kur u kthyem këtu, futi Balajn në fund, pa pikë lidhje”, është shprehur Ermal Tahiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/