Marash Kumbulla merr pushimet dhe bën llogaritë e mbylljes së sezonit: Një trofe i fituar me Romën, për pak shkuam në Botëror me Shqipërinë

Marash Kumbulla ka marrë zyrtarisht pushimet pas mbylljes së ndeshjeve të Kombëtares. Jo në mënyrën më të mirë, pasi Shqipëria mori vetëm një pikë me Islandën dhe u mund në shtëpi nga Israeli. Ndërkohë mbrojtësi i Romës ka bërë llogaritë e mbylljes së kampionatit.

“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren, u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë. Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti”, shkruan Kumbulla. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *