Me makinën llogaritëse në dorë/ Sot Islanda dhe Israeli luajnë ndeshjen e fundit, Shqipëria ka vetëm një rrugë për vendin e parë

Gabimi ndodhi ndaj Israelit, por a ka mundësi Shqipëria për të marrë ende vendin e parë? Sot Islanda dhe Israeli luajnë ndeshjen e fundit së bashku. Më pas, asnjë prej këtyre dy Kombëtareve nuk e ka më një ndeshje përveç asaj me Shqipërinë. Pra Islanda do të vijë në Shqipëri për të mbyllur aventurën dhe Israeli na pret në shtëpi për të mbyllur Ligën e Kombeve.

Ndeshja e parë mes Israelit dhe Islandës përfundoi në shifrat 2-2, nisur edhe nga ky barazim, Shqipëria ka ende shpresa për vendin e parë. Sa shpejt që duhet të marrim makinën llogaritëse në dorë! Kalkulimet janë të thjeshtë, asnjë rezultat i sotëm nga Islandë-Israel nuk i lehtëson rrugën Shqipërisë që i duhen me patjetër 6 pikë në 2 ndeshjet e fundit, në çdo kombinim rezultati.

Por sigurisht që më e mira do të ishte që Islanda të fitonte ose barazonte ndaj Israelit. Nëse këta të fundit ia dalin edhe me Islandën, atëherë Shqipërisë do t’i duhej fitore me dy gola diferencë në Israel për ta lënë poshtë vetes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online