“7 të Serisë A, 2 të La Liga, 1 i Premier League”! Xhihani tregoi formacionin e Shqipërisë, komenti i epik i Tahirit: Dikur duronim 75 minuta, tani hapemi pas 45 minutash

Alban Xhihani ka treguar ekipet ku luanin lojtarët e Shqipërisë që e nisën si titullarë ndaj Israelit, në atë humbje 1-2. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Xhihani u shpreh: “Pashë formacionin e Shqipërisë. Kishte 7 lojtarë nga Seria A, 2 lojtarë nga La Liga, 1 lojtar i Premier League. Thashë uau, nuk e besoja dot më parë se do të vinte një ditë e tillë. Megjithë respektin për të shkuarën, por nuk kishte ndodhur kurrë”.

Në këtë moment, mbërriti edhe komenti epik i Tahirit, ku me të drejtë tregoi se në të shkuarën Shqipërisë “i binin gjunjët” pas 75 minutash, ndërsa në këto dy ndeshjet e fundit, ka ardhur menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë. “Po me këta lojtarë që thua ti, tani hapemi pas 45 minutash, ndërsa me lojtarët e viteve të shkuara, hapeshim në minutën e 75”, tha Tahiri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online