Gjergj Stefa është i ftuar në “Supersport” para ndeshjes së Shqipërisë me Israelin. Nuk ka munguar edhe ironia karshi politikanëve shqiptarë që e kanë harruar Kombëtaren, shumë më ndryshe nga finalja e Conference League. “Dua të përgëzoj tifozët që e kanë mbushur stadiumin në masën 80%, ndërkohë që jemi në qershor.
Nga ana tjetër politikanët shqiptarë nuk lanë postim pa bërë kur luhej finalja e Conference League. Shumë më ndryshe nga tani, që duhej të ishte ditë feste, por dyshoj se e dinë se sot luan Shqipëria”, tha Stefa. /Sport Ekspres/