Cilësohej si një nga talentet më të mëdha të akademisë! Pritej në gjurmët e Muçit, Andri Stafa largohet zyrtarisht nga Tirana

Mes talenteve të shumtë që kanë dalë nga Tirana, pritshmëri të mëdha kishte edhe për Andri Stafën. Lojtari 20-vjeçar ka dalë nga akademia e bardhebluve teksa i është besuar nga drejtuesit e klubit kryeqytetas në një moshë të vogël për të firmosur kontratë profesioniste.

Shumëkush mendonte se Stafa do të ecte në gjurmët e Ernest Muçit dhe Jurgen Celhakës, por djaloshi ka ende shumë punë për të bërë. Pas huazimit te Burreli, Stafa u rikthye për t’u stërvitur me grupin e Orges Shehit që po përgatitet për ndeshjet e Champions League. Ndërkohë pak më parë, lojtari ka dhënë njoftimin e largimit në rrjetet sociale. “Përshëndetje miq.

Doja të ju njoftoja që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Tironës. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këto vite që kam qenë pjesë e klubit bardheblu. Falenderoj tifozët e mrekullueshëm bardheblu që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë këtyre viteve si lojtar i klubit më të madh në Shqipëri”, shkruan Stafa në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online