“Armando Broja mund të jetë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, Gilman Lika tërheq vëmendje: Kur luan mirë me Spanjën, nuk e diskuton Israelin

Gilman Lika ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Tema e prekur ishte Kombëtarja, që në mbrëmjen e sotme do të rikthehet në fushën e lojës për t’u ndeshur kundër Israelit. Lika ka tërhequr vëmendjen për futbollistët duke i kërkuar rritjen e cilësisë së lojës dhe fitoren e detyruar, ndërsa nuk munguan komplimentet për Armando Brojën. “Ndeshja me Israelin duhet të fitohet me patjetër. Nuk ka tjetër rrugë nëse duam vendin e parë.

Presioni? Lojtarët tanë janë profesionista dhe nuk ja kam merakun në këtë pjesë. Ky grup lojtarësh që ne kemi është një nga më të mirët në histori. Dua të veçoj ndeshjen me Spanjën që ka qenë një nga më të mirat. Kur luan në nivele të tilla me Spanjën, atëherë duhet të fitosh ndaj Israelit. Nedim Bajrami-Broja do të jenë forca jonë e madhe sot. Bajrami ka shumë cilësi në pasime. Broja, unë e kam bindje se mund të jetë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te Shqipëria”, tha Lika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online