“Situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme”! Frikë për sigurinë te ndeshja Shqipëri-Izrael, ambasada amerikane jep njoftimin

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Israelit. Kuqezinjtë janë të detyruar që të fitojnë në këtë përballje për të qenë më afër objektivit të vendit të parë në grup. Ndërkohë ambasada amerikane ka publikuar një njoftim para nisjes së kësaj përballje, duke kërkuar kujdes të madh me frikën për sigurinë dhe situatave që mund të dalin nga kontrolli.

“Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi të tregoni kujdes në të gjithë qytetin dhe të jeni të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, shkruan ambasada amerikane. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online