Vetëm dy gola ndaj Andorrës U-21/ Zhgënjimi i Ernest Muçit me Shpresat e Shqipërisë, lojtari i Legias nuk po bën ende diferencën

Nëse shohim të gjithë listën e lojtarëve që Shqipëria U-21 ka pasur në gjithë këto kohë të kualifikueseve, Ernest Muçi dallohet mbi të tjerët. Jo vetëm sa i përket kuqezinjëve, por edhe ndaj kundërshtarëve. Jo gjithmonë të rastis që të kesh një lojtar të Legias së Varshavës, të ekipit të parë.

Por performanca e këtij futbollisti ka qenë zhgënjyese deri tani pasi nuk ka arritur të bëjë diferencën. Vetëm dy gola ka shënuar Muçi në gjithë këtë rrugëtim dhe të dy golat kanë ardhur në të atë fitore ndaj Andorrës U-21 në vendin tonë me shifrat 2-0.

Ndërkohë në total numërohen edhe dy penallti të humbura, ajo kundër Andorrës U-21 dhe kundër Sllovenisë në transfertë. Ndeshja e fundit e kualifikueseve të këtij edicioni do të jetë kundër Kosovës U-21 për të përmbyllur gjithçka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *