Zyrtare/ Vllaznia bën ndryshime në kupolën drejtuese, largohet Matko Djarmati

Marrëveshja mes Vllaznisë dhe Matko Djarmatit ka përfunduar ditën e sotme. Klubi shkodran ka njoftuar përmes faqes së vetë zytare në “Facebook“ se kontrata mes palëve ka skaduar dhe nuk është zgjedhur zgjatja e saj.

“KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falenderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruan Vllaznia në njoftimin e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *