Starova kritikon talentin më të përmendur te Shqipëria: Xhakomo Vrioni nuk ndryshoi asgjë kur hyri nga stoli

Xhakomo Vrioni është talenti shqiptar më i përmendur së fundmi te Shqipëria. Më saktësisht te Tiroli, për shkakun e 19 golave të shënuara dhe barazimit të numrit të realizimeve me Adeyemi që firmosi me Dortmundin. Sulmuesi ka marrë interesime nga shumë ekipe që luajnë në kampionatet më të mira në Europë, por te Kombëtarja nuk po arrin që të lërë gjurmë.

Në minutën e 73 do të hynte kundër Islandës, por pa arritur që të realizojë dhe të lërë gjurmë. Starova e ka kritikuar teksa ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”: “Veseli, Balaj dhe Vrioni nuk ndryshuan asgjë kur erdhën nga stoli. Loja jonë mbeti në të njëjtin nivel, rendimenti i tyre ishte zero”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *