E bujshme/ Halili i vendosi çmimin 1.5 milionë euro, klubi nga Polonia kërkon të marrë Taulant Seferin

Taulant Seferi ka arritur që të realizojë golin e parë të Shqipërisë ndaj Islandës, pas super sezonit të zhvilluar me Tiranën në Superiore. Pavarësisht se vendi i parë do t’i ikte nga Guindo për të njëjtën numër të golash të shënuar në më tepër minuta, sulmuesi ndihmoi bardheblutë për të arritur te titulli kampion.

Presidenti i klubit, Refik Halili, u shpreh se vlera reale në treg e Seferit është 1.5 milionë euro pasi kampionati shqiptar e ka rritur vlerën në Europë. Por kush do të kërkojë transferimin e këtij futbollisti? Media polake “Weslzo” raporton se Widzew Lodz ka shfaqur interesim të madh për të marrë Seferin.

Kjo skuadër ka zënë vendin e dytë në “Division 1” të Polonisë dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës. Kështu drejtuesit e klubit kanë menduar që të përforcohen me Seferin dhe sipas raportimeve, bëhet fjalë për negociata reale. Por ende nuk është zbuluar shuma që skuadra polake pretendon që të vendos për të marrë kartonin e Taulantit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *