Lionel Mesi ka rrëzuar Pele nga froni, por rekordi i argjentinasit kër.cënohet nga Neymar

Lionel Messi vazhdon të jetë njeriu i rekodreve dhe kësaj radhe është ngjitur në krye të listës së golashënuesve të Amerikës Jugore duke zbritur nga froni Pele. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 5 gola në fitoren kundër Estonisë duke vendosur një rekord të ri. Lionel Messi ka shënuar 86 gola në 162 ndeshje të luajtura me përfaqësuesen e tij.

Vendin e dytë në renditje e mban Pele me 77 gola në 91 ndeshje dhe vendi i tretë mbahet nga Neymar me 73 gola në 118 ndeshje me kombëtaren braziliane. Diferenca midis Messi dhe Neymar është me 13 gola, por sulmuesi brazilian është më i ri në moshë. Gjithsesi, është e vështirë që dikush ta thyeje këtë rekord dhe emri i Messi do të jetë gjithmonë në këtë podium. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *