E paralajmëroi se do të largohej nga Vllaznia vetëm nëse ikte jashtë Shqipërisë, Mevlan Adili ka interesim nga Arabia Saudite

Mevlan Adili ka shkëlqyer në finalen e Kupës së Shqipërisë duke i dhuruar trofeun Vllaznisë. Falë këtij suksesi të madh, shkodranët arritën të siguronin edhe turin e dytë të Conference League. Një shpërblim i madh dhe çlirim ky i mbrojtësit që ka vuajtur jo pak presionin e gjithë këtij sezoni në Shkodër, aq sa u mbyll në shtëpi për tre ditë pas humbjes me Kastriotin.

Më herët Adili është shprehur se do të largohej nga Vllaznia vetëm nëse do të kishte një ofertë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë “Newsport” raporton se Adili ka interesimin e një skuadre nga Arabia Saudite, emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur, por zhvillime të reja pritet të ketë në ditët në vijim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *