Shqipëria do të luajë kundër Israelit në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kanë barazuar në shifrat 1-1 në transfertën ndaj Islandës. Një pikë e marrë që i shërben shumë për situatën ku jemi në grup, por nga mënyra sesi shkoi ndeshja, nuk la aspak shije të mirë.
Megjithatë interesimi është i madh i tifozëve për të ndjekur ndeshjen ndaj Izraelit. Rreth 11.000 bileta janë shitur deri tani në “Air Albania” dhe pritet që stadiumi të jetë i tejmbushur për këtë përballje. /Sport Ekspres/