Mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi, ka konfirmuar largimin nga skuadra e Dritës, e cila luan në Superligën e Kosovës. Lajmi është publikuar në rrjetin social të vetë lojtarit, ku ka falënderuar ekipin për tre vite bashkëpunim. Gjatë eksperiencës me Dritën, Cuculi shënoi 5 gola në 98 ndeshje të luajtura. Në sezonin 2019/20 së bashku me shokët e skuadrës fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës.
Gjithashtu, me golin e shënuar në eleminatoret e Conference League, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tre kompeticione: “kampionat, Kupë dhe Europë”. Një element që mund të shërbejë edhe për klubet e Superiores teksa Cuculi është njohje e vjetër pasi ka luajtur te Partizani dhe Kukësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/