Shpresat e Shqipërisë do të luajnë sot kundër Anglisë, sytë edhe te sulmuesi që po shkëlqen me Fiorentinën

Pas barazimit 1-1 ditën e djeshme të Kombëtares së Shqipërisë, sot do të shijojmë një tjetër sfidë kuqezi. “Shpresat” do të luajnë në transfertë ndaj Anglisë U-21, e cila do të thotë shumë për ecurinë në grupin G.

Një fitore e Shqipërisë do t’i jepte presion mjaft të madh Kosovës dhe Sllovenisë, që ndodhen më lart në renditjen e përgjithshme. Nga ana tjetër një tre pikësh për ishullorët do t’i jepte padyshim sigurinë në krye të tabelës.

Ndeshja konsiderohet mjat e vështirë për Shqipërinë në letër, duke krahasuar organikën e lojtarëve të të dyja skuadrave dhe një pikë do të ishte mjaft e vlefshme për skuadrën tonë. Ndërkohë me shumë vëmendje do të pritet edhe një element si Eljon Toçi që ka shpërthyer me gola te Fiorentina. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *