Eksluzive/ I shënoi Islandës, Tefik Osmani: Që kur e morrëm Seferin e dinim që do i shërbente edhe Kombëtares

Shqipëria mori një barazim mbrëmjen e djeshme kundër Isandës në shifrat 1-1. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Taulant Seferi, i cili dëshmon edhe me Kombëtaren formën mjaft të mirë që po kalon këtë sezon.

Goli i mbrëmshëm është përjetuar me gëzim edhe nga stafi i klubit të Tiranës. Tefik Osmani ka shprehur në “Sport Ekspres” kënaqësinë e tij për rrjetën e tundur nga Seferi, teksa shkruan se bardheblutë e kishin të qartë se një sulmues si ai nuk do i shërbente vetëm ekipit të tyre, por edhe Kombëtares.

“Cdo gol të gëzon kur shënon ekipi Kombëtar. Por goli i Seferit ndyshon, sepse besimin që kemi patur ne si klub ai po e tregon më së miri. Që kur e kemi marrë në skuadër e dinim që nuk do na shërbente vetëm ne por edhe Kombëtares”, shkruan Tefik Osmani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *