Shqipëria do të përballet në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Islandës. Kjo është përballja e parë për kuqezinjtë që kërkojnë të kapin shansin e tyre për t’u kualifikuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve. Pak minuta më parë është publikuar edhe formacioni zyrtar, sa i përket zgjedhjeve të fundit që janë vendosur nga Reja.
Ashtu siç pritej, lojtari i Tiranës, Taulant Seferi ka fituar balotazhin me Xhakomo Vrionin për të qenë në krahë të Sokol Cikalleshit. Më poshtë gjeni edhe formacionin zyrtar të Shqipërisë: “Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Balliu, Hysaj, Abrashi, Gjasula, Cekici, Cikalleshi, Seferi”. /Sport Ekspres/