E rrallë/ Lojtarët e Kombëtares që ka arritur në Botëror braktisin ndeshjen, protestojnë për Federatën e tyre se duan më shumë…para

Një situatë e paprecedent dhe skandaloze ka ndodhur me Kombëtaren që merr pjesë në Botërorin e Katarit, Kanadanë. Këta të fundit kanë braktisur ndeshjen me Panamanë dhe nuk e kanë luajtur miqësoren për shkakun e një proteste për paratë e fituara.

Federata e Futbollit të Kanadasë propozoi që lojtarët të merrnin 10 për qind të 10 milionë dollarëve që u grumbulluan nga kualifikimi në Botëror. Megjithatë, lojtarët mendojnë se kjo shifër është shumë e ulët dhe kërkojnë 40 për qind të parave nga totali i 10 milionëve dollarëve, që do të ndaheshin mes 33 futbollistëve.

Për të realizuar këtë objektiv, lojtarët refuzuan që të stërviteshin. Futbollistët dhe pjesëtarët e Federatës u takuan mbrëmjen e së shtunës, pasi ishte paralajmëruar një protestë, por nuk ka asnjë progres. “Kanadaja është shumë e zhgënjyer me vendimin e skuadrës së meshkujve për të mos luajtur ndeshjen sonte”, tha Nick Bontis, president i Federatës së Futbollit të Kanadasë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *