“Taksat e llotarive sporive të shkojnë për infrastrukturën“, Shulku zbulon stadiumin e radhës: Do të jetë 10 mijë vendësh, ezauron jugun

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së ka zbuluar projektin e radhës në zhvillimin e infrastrukturës. Në një intervistë me gazetarin Altin Sulçe në emisionin “Ora Sport“, të transmetuar në “Ora TV”, Ilir Shulku ka treguar planin për ndërtimin e një stadiumi 10 mijë vendësh në qytetin e Fierit. Gjithashtu ai ka bërë kërkesë për aprovimin e ligjit të sponsorizimit si dhe shpërndarjen e taksave nga llotaritë sportive në të mirë të insfrastrukturës së sportit të vend.

“Është në diskutim që të bëhet një stadium në Fier. Besoj ajo zona e jugut kompletohet në total dhe është një ide pak më larg ajo e një stadiumi në Vlorë. Por nëse bëhet stadiumi në Fier, ajo zona besoj që ezaurohet. Mund të jetë një stadium rreth 10 mijë vende në Fier. Unë e kam parë edhe projektin, kam biseduar edhe me kryetarin e Bashkisë së Fierit. Meqë jemi te infrastruktura, sektori i UEFA-s i ka rritur kërkesat ndaj klubeve. Ligji i Sponsorizimeve do të afronte investitorë në futboll. Financimi i infrakstrukturës nëpërmjet llotarive sportive, ku taksat e llotarive sportive të shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës, për stadiume, fusha sportive, pallate sporti”, ka thënë Ilir Shulku./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *