“Edhe po të pyesësh lojtarin e 35 të Kombëtares të thotë mendim pozitiv”, Shulku: Reja është trajner që di të sillet me lojtarët

Ilir Shulku flet me fjalë mjaft pozitive për trajnerin Reja. Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit tregon në një intervistë për “Ora Sport” në “Ora TV” se kreu i pankinës së kuqezinjve ka pikën e tij më të fortë krijimin e frymës së grupit në ekip.

“Reja, në opinionin tim, është një trajner shumë i mirë. Një trajner që di të mbajë grupin, di të sillet shumë mirë me lojtarët. Di të mbajë edhe distancën kur duhet me lojtarët. Por nëse do të pyes lojtarin e 35 të ekipit kombëtar, do të thotë mendim shumë pozitiv jashtë fushës për mënyrën e stërvitjes dhe për mënyrën se si sillet Reja me ta. Do të thotë që formon frymën e grupit shumë të mirë”, ka deklaruar Ilir Shulku./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *