Ardit Krymi nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Pas tetë vite të kaluara te shkodranët, për këtë futbollist do të nis një aventurë e re te Shakhtar Soligorsk. Ndërkohë Krymi ka postuar edhe letrën e lamtumirën në rrjetet sociale, ku i falënderon të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.
“Të dashur tifozë dhe dashamirës të sportit shkodran, E ndjej për detyrë t’ju informoj për largimin tim nga Shkodra nga ekipi zemrës Vllaznia Dua të falenderoj presidentin Alban Xhaferi gjithë stafin drejtues të ekipit gjithashtu dhe trajnerët e mrekullueshëm me te cilët unë kam punuar dhe jam stërvitur çdo ditë me to duke mos harruar dhe tifozët e jashtëzakonshëm që Vllaznia ka dhe do të ketë gjithmonë të cilët na kanë mbështetur në çdo cep të Shqipërisë dhe në çdo vështirësi që kemi kaluar dhe kurrë nuk na kanë braktisur…
Një falenderim shumë i madh shkon për të gjithë lojtarët me të cilët unë kam jetuar çdo moment si në raste gëzimi ashtu dhe në trishtimi. Po ashtu nuk dua të përjashtoj dhe punëtorët e logjistikës të cilët na kane ndenjur gati në çdo moment”, shkruan Krymi. /Sport Ekspres/