Në momentin kur Egnatia zyrtarizoi Zekirija Ramadanin, objektivi i ekipit kishte shkuar larg. Mbijetesa nuk ishte më një çështje për t’u folur dhe po kërkohej mbërritja në Europë. Megjithatë trajneri i ri e bëri të qartë se deri ku mund të shkonte hapi i Egnatias.
Pasi siguruan vendin e tetë, ekipi i Rogozhinës arriti të fitonte me Korabin për të siguruar Superioren edhe në sezonin e ardhshëm. Në mbrëmjen e djeshme do të mbërrinte edhe njoftim zyrtar për mbylljen e bashkëpunimit me Ramadanin.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka mbyllur bashkëpunim me trajnerim Zekirija Ramadani pas 6 muajve qendrimi në Rrogozhinë. Presidenti dhe stafi drejtues i uroj suksese në karrierë trajnerit Zekirija Ramadani”, shkruhet në faqen e klubit. /Sport Ekspres/