Orges Shehi tregon se nuk tundohet nga asnjë shifër ekonomike, Tirana zyrtarizon rinovimin me trajnerin

Shumëkush priste që Orges Shehi ta mbyllte aventurën e tij te Tirana. Për shkakun e ofertave që po qarkullonin në media dhe shifrave tunduese, largimi i trajnerit duke i sigurt. Por ishte vetë Refik Halili që sqaroi të vërtetën. Ai u shpreh se Shehi i kishte kërkuar garanci vetëm sa i përket lojtarëve që do të ishin pjesë e Europës, duke lënë pas krahëve anën ekonomike. Ndërkohë së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i rinovimit nga klubi.

“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm”, shkruhet në faqjen zyrtare të klubit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *