Performanca e shkëlqyer me Partizanin në këtë sezon, dyfishohet edhe vlera e kartonit të Xhuliano Skukës

Xhuliano Skuka ishte heroi i Partizanit në pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi ka shkëlqyer me të kuqtë duke bërë diferencën në fushën e lojës. Shumë më ndryshe nga koha kur ishte te Dinamo, teksa mbeti në hijen e stolit.

Vlerësimi i fundit i Skukës në nëntor të 2021, e gjente lojtari në vlerën e kartonit që nuk shkonte më tepër se 200 mijë euro në “Transfermarkt”. Por për shkak të ndeshjeve me Partizanin dhe golave të shënuara, tanimë vlera e tij është dyfishuar për të shkuar në 450 mijë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *