Një rast vërtet i veçantë vjen nga Laçi dhe mbështetja për kurbinasit. Këta të fundit ndiqen edhe në Hungari, ku grupimi i tifozëve që jeton në këtë vend, ka organizuar shikimin e finales së Kupës së Shqipërisë në Budapest.
Kështu përballjen me Vllazninë do ta shijojnë së bashku. Ndërkohë faqja në rrjetet sociale publikon vazhdimisht lajmet rreth Laçit në gjuhën e huaj. Një rast ky vërtet i veçantë që vjen në prag të finales. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/