Edmond Dosti ka qenë pranë drejtuesëve të Laçit në këto ditë para finales me Vllazninë. Në një lidhje LIVE me emisionin “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari, figura e njohur e futbollit shqiptar ka paralajmëruar Vllazninë se duhet të bëjë kujdes, pasi kurbinasit e kanë studiuar deri në detajet më të vogëla.
“Nuk është më rastësi që Laci është gjithmonë në Kupat e Europës. Jo më kot bëri atë paraqitje vjet, që në Shqipëri e kanë arritur pak. Këtë vit dolën nënkampion dhe gjenden në finalen e Kupës së Shqipërisë. Laci kërkon që ta fitojë finalen me Vllazninë.
Vllaznia është bërë edhe më e fortë me Josën, por Laci e ka studiuar deri në detajin më të fundit dhe besoj se do ta fitojnë. Kurbinasit kanë ekip kompakt, golashënuesin më të mirë të kampionatit, Guindo. Kjo ndeshje ndaj Vllaznisë është përgatitur në perfeksion”, tha Dosti. /Sport Ekspres/