Sokol Cikalleshi ka dalë nê konferencën pér shtyp para Islandës. Sulmuesi shqiptar e ka vendosur këtë rival para Izraelit në vështirësi dhe njëkohësisht shprehet se Shqipéria mund t’ia dali vetëm e bashkuar.
“Ne jemi gati. E kemi treguar dhe në ndeshjet e marsit. Na mungon dhe pak, ajo pak është ndonjë gabim i vogël dhe mungesë përqendrimi që na ndalon t’i béjmë tifozët shqiptarë të lumtur. Nëse kthehemi në historinë e Shqipërisë, ne ia dalim me grup të bashkuar, jo me individin.
Mbrojtja është e konsoliduar, mesfusha gjithashtu dhe sulmuesit kanë shënuar. Islanda është shumë fizike dhe unë do të thoja më rival direkt për ne se Israeli. Duhet të dalim me pikët maksimale nga kjo transferté pasi fillimi i mbarë është gjysma e punës”, tha Cikalleshi. /Sport Ekspres/