Humbja më e ëmbël për kapitenin Rroca dhe “bandën” e shqiptarëve në Turqi, vetëm një ndeshje larg elitës në Turqi

Instabulspori i shqiptarëve është shumë pranë kalimit në elitën e futbollit turk. Në ditën e djeshme u zhvilluar edhe ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Play Off kundër Erzurumspor, të cilën e humbën në shifrat 0-1.

Por kjo ishte humbja më e bukur për skuadrën në të cilët është kapiten Eduart Rroca. Ndeshja e parë ishte mbyllur në fitoren 2-4 për Instabulsporin dhe për këtë arsye kanë shkuar në finale. Atje i pret Bandimarspor, me shanset që janë të gjitha të hapura për ekipin fitues që do të marrë biletën për në elitë.

Te Instabulspori është një ushtri e madhe e lojtarëve shqiptarë. Për ta nisur që nga Rroca, për të vazhduar me Jetmir Topallin, Valon Ethemin, pa harruar edhe Kristal Abazajn që është rikthyer së fundmi nga dëmtimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *