“Në Champions League të ecim si në Superiore”! Batuta dhe ngacmime mes lojtarëve, Xhixha: Tirana është klubi më i madh në Shqipëri, ka më shumë trofe

Xhixha dhe Ismajlgeci kanë dhuruar spektakël jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Kukësin dhe pasi siguruan titullin kampion, të dy lojtarët kanë dalë në një intervistë për “Ora News”. Teksa Ismajgleci po fliste për vazhdimësinë e këtij sezoni ku u shpall kampion dhe mori më shumë minuta në këmbë, shfaqet edhe Xhixha.

Disa batuta dhe ngacmime janë dhuruar mes lojtarëve, një dyshe që mesa duket kombinon po aq mirë sa në fushën e blertë, edhe jashtë saj. Ismajlgeci kërkon që në Champions League të ketë të njëjtin ecuri të Tiranës si në Superiore, ndërsa Xhixha e konfirmon me: “Mbështes fjalët e kolegut”.

Nga ana tjetër, afrimi i bujshëm i bardhebluve që bëri diferencën në këtë sezon thekson: “Isha pak konfuz kur erdha dhe nuk e dija nëse do të përshtatesha dot, por djemtë ma lehtësuan punën. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri, ka më shumë trofe. Këtu do të jemi që të dy, nuk do të largohemi”, përfundoi Xhixha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *