“Nuk jam ndjerë kurrë më i ofenduar se sot”! Legjenda Demollari: Turpi i Coca Cola-s, na ftuan për të parë Kupën e Botës dhe pastaj na e fshehën

Sulejman Demollari ka reaguar në rrjetet sociale duke u ndierë më i ofenduar se kurrë në gjithë jetën e tij. Pas ardhjes së Kupës së Botës në Tiranë, do të mbërrinte ftesa për të gjithë figurat e njohura të futbollit shqiptar. Por sipas Demollarit, nuk u ishte lejuar që ta fotografonin, duke ua fshehur në mënyrë të turpshme. Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar disa fotografi me Kupën e Botës në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk njihet për ndonjë kontribut të veçantë në sport.

“Turpi i Coca Cola-s me Kupën e Botës në Tiranë! Na ftuan sot për të parë Kupën e Botës por nuk na lanë as të bëjmë një foto. Ishte e turpshme që të shikoja aq figura të mëdha futbolli në atë ceremoni dhe Kupa ishte fshehur për ne njerëzit e futbollit.

Vetëm Coca Cola mund ta bëj që të të ftojë për ceremoninë e ardhjes së Kupës së Botës në Tiranë dhe të të mbaj larg nga trofeu dhe të na tregoj muzeun e FSHF që ishte spostuar në hollin e Kryeministrisë. Si ish kapiten i ekipit Kombëtar dhe me kontribute në këtë futboll, nuk jam ndjerë asnjëherë më i ofenduar sesa sot nga një sjellje e tillë. Kam qënë në aktivitete të njëllojta kudo nëpër botë, por asnjëherë në një turp me si kjo me Coca Cola”, shkruan Demollari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *