Është mbyllur java e 35 e “Abissnet Superiores“. Dinamo ka marrë fitoren e parë në drejtimin e Vanolit, duke mposhtur Tiranën kampione me rezultatin 2-1. Ndërkohë Partizani ka siguruar sot Europën, teksa ka shkatërruar me shifrat e thella 4-0 Kastriotin. Sakaq, lu.fta për një vend në Kupat e Europës vazhdon për Kukësin dhe Vllazninë, teksa kanë fituar respektivisht 1-0 me Skënderbeun dhe 3-1 me Egnatian. Fitore ka pasur edhe për Teutën, e cila ka mposhtur në fund me rezultatin 2-1 Laçin. Pas përfundimit të sfidave, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.
Vanoli (Dinamo): “Do të doja të ishim ende në garë dhe të vendosej në ndeshjen e fundit. Në këto ndeshjet e fundit kam bërë 2 barazime, një fitore dhe një humbje. Kjo tregon ngritjen dhe rritjen e ekipit. Merita është e gjitha e lojtarëve. Jam i sinqertë. Kam shumë respekt për të gjithë lojtarët. Do të flas me presidentin, sepse dua një skuadër shumë të fortë. Dua të garoj fort edhe në Kupë. Me pak kujdes vitin tjetër mund të synojmë edhe fitimin e Kupës së Shqipërisë, e cila të dërgon në Europë. I gjithë ky grup tregon se nëse do kisha ardhur pak më përpara, me 2-3 ndërhyrje objektivi do të arrihej. Ku është rritja e skuadrës? Më vjen të qesh, më duket pak pyetje provokuese. Do ju kthej përgjigje vitin që vjen“.
Duro (Laçi): “Kam dëshirë që ta fitojë Guindo këpucën e artë. Edhe ekipi e ka si dëshirë. Por nuk e kemi si objektiv kryesor.Është sulmues universal. Të gjithë golat që ka shënuar i ka bërë me meritën e tij”
Ramadani (Egnatia): “E kishim mendjen te ndeshja play out. Sigurisht që Vllaznia luante për Europën, ne nuk kishim objektiv. Ndeshja më e rëndësishme është ajo e play out-it, ajo është ndeshja e sezonit. Sa i përket kontratës ne e kemi deri në fund të aktivitetit. Në fund do ulemi me presidentin dhe do bisedojmë. Nuk kam marrë asnjë telefonatë nga Gjilani“.
Shehi (Tirana): “Ekipi duhet përmirësuar. Por lojtarët cilësorë janë pak të vështirë. Besimi nuk mund ti jepet të gjithëve përnjëherë, sepse luajmë për objektiva madhorë dhe mund të dalim nga objektivat. Lojtarët kanë filluar duke rinovuar një nga një. Është Toshevski për të rinovuar. Pjesa tjetër është mbajtur. Hoxhallari ka lënë një boshllëk shumë të madh. Seferi, Xhixha dhe Totre që janë lojtarë që këkohen shumë dhe janë në kontratë. Pjesa ime është e mbyllur, por nuk më takon mua ta bëj publike, i takon klubit“.
Josa (Vllanzia): “Mundësitë janë. Do mundohemi që tja bëhmë yzmetin 100% sa i përket ndeshjeve të kampionatit. Por, duhet të mendojmë për shumë gjatë. E rëndësishme është që u fitua ndeshja. E rëndësishme është që në disa momente skuadra mu përgjigj ashtu si doja unë. U përsëritën edhe gabimet që janë shfaqur në ndeshjet e tjera. Nëse do të kishim marrë një rezultat tjetër do e kishim problem për objektivin. A besoj që Tirana do fitojë me Kukësin? Besoj. Nuk kam vënë ndonjëherë në dyshim ndershmërinë, qoftë të Tiranës, qoftë të ndonjë skuadre tjetër. Edhe kur kam qenë unë futbollist ka pasur raste të tilla jo të qëllimshme. Do t’ja lëmë kohës. Mua më intereson më tepër çfarë do bëj unë me skaudrën time“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/