Kukësi ka arritur të fitojë titullin kampion në Superiore, kur në kohën e verilindorëve ishte Ernest Gjoka. Një rekord i jashtëzakonshëm për verilindorët që nuk njohën asnjë humbje në 35 javët e kampionatit. E vetmja disfatë, nëse mund të quhet e tillë, ishte ajo e javës së fundit kur do të humbiste ndaj Luftëtarit, por fitimi i kampionatit ishte i mbyllur.
Ernest Gjoka e ka kujtuar këtë kohë nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Atje kujtohen 35 javët pa asnjë humbje të vetme, me mbishkrimin: “Aty na kishit dhe nuk na mundët dot”. Ndërkohë Kukësi i këtij sezoni po rrezikon shumë për të dalë pa një biletë në Europë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/