26 maji do të jetë një mbrëmje feste për Tiranën, klubi bardheblu njofton për këngëtarët e parë që do të mbajnë ndezur tifozët

Tirana do të festojë më 26 maj fitoren e titullit të 26 kampion në historinë e saj. “Selman Stërmasi” do të kthehet në një ambient festiv ditën e enjte, ku pas lojtarëve, fushën do e zënë artistët e muzikës.

Klubi bardheblu ka nisur që mbrëmjen e djeshme për të njoftuarkëngëtarët që do të performojnë në stadium për të mbajtur të ndezur tifozët që do të jenë të pranishëm. E para do të jetë një këngëtare e njohur e muzikës së Shqipërisë së Mesme, Artjola Toska, ndërsa ditën e sotme Tirana ka njoftuar se do të këndojë edhe grupi i njohur West Side Family./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *