Besart Ibraimi është një tjetër element që po kërkohet në këtë merkato vere nga ekipet shqiptare. Lojtari 35-vjeçar ka CV të pasur dhe së fundmi ka qenë pjesë e Xanthi në Greqi. Drejtuesit e Partizanit kanë folur me sulmuesin që para një muaj, por kushti i kërkuar do kohë që të plotësohet.
“Infosport” zbulon se Ibrahimi i ka thënë drejtuesve të Partizanit se vetëm nëse të kuqtë do të arrijnë në Europë, do të vazhdojë më tej bisedimet e avancuara. Një mision që duhet të plotësohet nga ekipi i Mehmetit, por nga ana tjetër koha nuk premton. Ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e bomberit kërçovar. /Sport Ekspres/