“Nuk është Kukësi që justifikon investimet e Gjicit”, Methasani: Është më i dobëti i dekadës së fundit

Dëfrim Methasani ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ndër të tjera ka komentuar gjendjen e Kukësit për këtë sezon. Gazetari i mirënjohur shqiptar është i mendimit se ekipi aktual është më i dobët në 10 vitet e fundit për verilindorët.

“Nuk është Kukësi që justifikon investimin e Gjicit. Nuk është Kukësi që justifikon një stadium me përmasa europiane. Nuk është më ai Kukësi që jemi mësuar ta shohim në dekadën e fundit, që ka qenë një nga dy ekipet më të mira të Shqipërisë.

Pra, një Kukës që u mësua të fitonte trofe, të shkontë në Europë dhe të justifikonte veten. Për mendimin tim, është Kukësi më i dobët i këtyre 10 viteve të fundit. Nuk prodhon rezultat. Nuk ka atë gjënë e bukur“, ka thënë Dëfrim Methasani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *