Në këto ditë ka pasur jo pak diskutime sa i përket Tiranës dhe ecurisë së mundshme të bardhebluve në Europë. Si do të paraqitet ekipi i Shehit? Por ndoshta është skuadra e fundit që duhet të ngremë një diskutim në lidhje me këtë temë. Tirana e bëri prej kohësh shkëputjen nga rivalët e tjerë dhe v.rau kampionatin para kohe. Përtej tre mundësive të shpërdoruara për t’u shpallur kampion, sërish ekipi i Shehit u kundëpërgjigj në ndeshjen më të vështirë dhe që kishte më tepër ngarkesë, derbi me Partizanin.
Nëse ka një temë që duhet të diskutohet në këto momente është sesi do të paraqiten në Conference League tre ekipet e tjera të Superiores. Në një kohë kur Kukësi ka marrë vetëm 2 fitore në 10 ndeshjet e fundit dhe tani ndodhet në vendin e katërt, kjo tregon fare mirë se çfarë kanë bërë ekipet e tjera pretedente për Europën në gjithë këto kohë kur verilindorët shpërdoruan mundësitë e tyre. Pra nëse ka skuadra shqiptare që duhet t’i përveshin mëngët sa më shpejtë për përfaqësimin dinjitoz në Europë, janë të tjera, Tirana është e fundit në radhë. /Sport Ekspres/