“Sport Ekspres” zbuloi pak ditë më parë edhe emrin e ekipit që kërkonte Erjon Hoxhallarin. Bëhet fjalë për UTA Arad, pikërisht në skuadrën në të cilën ndodhet edhe Idi Batha. Ish-lojtari i Tiranës do të jetë ndihmë e madhe për mbrojtësin që të përshtatet sa më shpejt në këtë kampionat.
Raportimet e fundit vijnë nga mediat rumune që e cilësojnë si një marrëveshje të mbyllur. Pritet të shihet sesa do të vonojë ky transferim i Hoxhallari dhe zyrtarizimi nga vetë klubi, ndërsa mbrojtësi duket se do të largohet para Europës nga bardheblutë. /Sport Ekspres/