E pabesueshme/ Si një harkëtar nga goditja e dënimit, shihni super golin e lojtarit të Shqipërisë në Turqi

Endri Çekiçi është treguar i jashtëzakonshëm në këto minuta të para të sfidës me Antaliasporit dhe Koniasporit. Mesfushori shqiptar ka fituar një penallti që në minutën e 3-të të ndeshjes, që më pas është përkthyer në gol nga Sitia. Ndërkohë në minutë ne 13 do të vinte një kryevepër nga goditja e dënimit.

Harkëtari Çekiçi i mahnit të gjithë me supergolin e tij nga një distancë e largët dhe sigurisht që buzëqeshja në fytyrë është e gjitha legjitime për të. Shifrat janë përkohësisht 2-2, megjithëse Koniaspori ka ende shumë minuta në dispozicion për një fitore që të mbajë gjallë shpresat për një arritje historike të vendit të dytë në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *