Nuk ishte rastësi, Etrit Berisha tregoi si e priti penalltinë e goditur nga Insigne: E kisha studiuar sesi i godiste 11-metërshat

Etrit Berisha shkëlqeu sërish te Torino, këtë herë ndaj Napolit. Gardiani shqiptar arriti që të priste edhe penalltinë e Insinjes. Megjithatë portieri shqiptar e kishtë të pamundur që i vetëm t’i jepte një pikë ekipit të tij, teksa goli i Fabian Ruiz vendosi ndeshjen.

Nga ana tjetër Berisha ka treguar studimin që i bëri Insignes dhe asgjë nuk ishte rastësi. “E kisha studiuar dhe vendosa të hidhesha në të djathtën time sepse 5-6 penalltitë e fundit goditeshin gjithmonë në atë kënd. Më ndihmoi edhe fati, sepse gjithsesi nuk ishte e lehtë të kapja atë goditje”, tha Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *