“Shpresoj të mos ikin dritat në Tiranë”! Debati mes Gjergj Stefës dhe Alba Kepit: Nuk mund të bësh dot ironi nga Italia, kanë ikur në Santiago Bernabeu

Finalja e Conference League mes Romës dhe Feynord do të luhet në Tiranë. Ndërkohë në studion e “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës” ka pasur edhe një debat mes gazetarëve, Gjergji Stefës dhe Alba Kepit. Kjo e fundit ishte në një lidhje nga Italia dhe ironia e saj:

“Shpresoj të mos ikin dritat në Tiranë”, ka sjellë shpërthimin e Stefës. “Nuk mund ta thuash këtë ironi. Tirana e ka merituar finalen, ka aplikuar prej disa vitesh, ka një stadium modern. Nuk po bëj politikë, por nuk mund të vish ti nga Italia dhe të tregosh që mos të ikin dritat në Tiranë. Dritat ka qëlluar që të ikin në Santiago Bernabeu dhe në stadiume të tjera”, tha Stefa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *