VIDEO/ Barela bëri akrobaci aktrimi, Luca Marelli i habi të gjithë me gjykimin: Kjo ishte penallti e mohuar për Interin, ky është futbolli

Për të kuptuar se çfarë nuk shkon me futbollin italian jashtë Europës apo me vetë Kombëtaren e Italisë, duhet të ndalesh gjatë te gjykimi. Arbitrat janë një nga problemet më kryesore të dështimit të madh të Italisë. Lehtësia e dhënies së 11-metërshave në këtë kampionat e tejkalon çdo limit.

Nëse në Premier League edhe një grush.t i ardhur në fytyrë nuk akordohet për penallti nëse lojtari kundërshtar nuk kishte topin në zotërim, te fqinjët tanë është ndryshe situata. Në rrjetet sociale ka shpërthyer humori për mënyrën sesi Barella ka bërë akrobacinë dhe aktrimin e shëmtuar për të fituar një penallti.

Duart e Bandinellit nuk kanë asnjë kuptim llogjik me lëvizjen dhe hedhjen që kryen lojtari i Interit. Por për ish-arbitrin Luca Marelli, ky rast duhej të akordohej 11-metërsh. “VAR nuk mund të ndërhyjë sepse arbitri e pa situatën nga afër dhe e vlerësoi farë. Duart e Bandinellit ishin të dukshme ndaj Barellas. Pastaj e ekzagjeroi me hedhjne, por kjo është penallti në futboll”.

Nga ana tjetër Marelli e pranon se kishte një faull të Barellës ndaj Asllanit në momentin e golit të dytë që është lejuar i rregullt. “Është e vërtet që Barella prek topin, por merr gjithçka përpara, faulli ishte i dukshëm”, tha Marelli. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *