Tre musketjerët e Partizanit të Dritan Mehmetit, mbajnë në këmbë të vetëm kryeqytetasit

Nëse do të flisnim për ndryshimet e ekipit të Ilir Dajës dhe Dritan Mehmetit, padyshim që cilësitë janë ndjeshëm të shtuara në lojtarë sa i përket fazës mbyllëse të sezonit. “Tre musketjerët” e Partizanit janë Hadroj-Bitri-Skuka. I ardhur nga Bylisi, Hadroj i ka tejkaluar të gjithë pritshmëritë tek të kuqtë. Një punë e jashtëzakonshme e bërë në krahë jo vetëm sa i përket thyerjes së aksioneve të kundërshtarit, por njëkohësisht edhe për ndihmën e dhënë në fazën sulmuese.

Për të kaluar te Eneo Bitri, që “izoloi çatinë që i pikonte” Partizanit. Në qendrën e mbrojtjes po vuhej shumë në kohën e Dajës, madje trajneri do të tradhtohet edhe nga mbrojtësi me më shumë eksperiencë, Belica. Të rinjtë nuk kishin se çfarë mësonin, pra nuk mund të pritej më shumë. Por ardhja e Bitrit e ka ndihmuar Partizanin që të ndierë siguri në mbrojtje.

Me shtatlartësinë e tij, Eneo është gati për të fituar çdo duel tek kryeqytetasit. Ardhja nga Astana e ka bërë këtë lojtar që të duket tërësisht tjetër me sigurinë e fituar, madje edhe shumë më ndryshe nga sezoni i fundit që shkëlqeu nën drejtimin e Dajës.

Ndërkohë i fundit por jo nga rëndësia, Skuka. Ky lojtar ka ende shumë për të përmirësuar dhe kjo është e ditur. Por po aq e vërtetë është se një sulmues si Xhuliano i mungonte Superiores. Jo vetëm finalizim, por driblim, shpejtësi, papara shikueshmëri dhe nota spektakli që e zbukurojnë e Partizanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *