Kristjan Asllani ka arritur që të realizojë golin e parë në Serinë A. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën në San Siro dhe ka marrë vlerësime të mëdha nga mediat italiane. Pas një topi të gjatë të nisur nga mbrojtja, Asllani sulmoi hapësirën boshe dhe pas një ulje fantastike të topit, arriti të kalonte Handanovic.
Ndërkohë për trajnerin Inzagi kjo ishte një skemë e pritshme dhe kishte punuar për ta evituar. “Ka ditë që i themi njëri-tjetrit të mbajmë distancën e duhur dhe të kemi kujdes, e kam menduar atë gje atje. Por e dija se ekipi do të reagonte, bëmë 37 goditje në portë dhe ky ishte rekordi ynë, ndaj Spezias kishim arritur në 32. Ai gol i pësuar na duhej sepse tani do t’i studiojmë më mirë 30 minutat e para për të mbajtur distancën e përshtatshme”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/