Makineria e Tiranës duket se nuk është edhe aq perfekte sa u mendua. Në momentin që duheshin vetëm tre pikë, bardheblutë numërojmë dy humbje dhe një barazim, i fundit me Teutën.
Për këtë arsye, figura e njohur e Partizanit dhe Laçit, Edmond Dosti, tani bindet se nëse rivalët nuk do të gabonin rrugës, Tirana nuk do të dilte kampion.
“Kemi bërë një gabim që nuk na falet, se ju nuk dilnit kampion në botë, tani shkoni faluni te Kisha e Laçit”, shkruan Dosti, ndërsa ndeshja e radhës e Tiranës është derbi me Partizanin. /Sport Ekspres/