“Nuk kam kompleks të trajnoj në çdo lloj kategorie”, Gega flet për të ardhmen dhe ecurinë e Tiranës: Nuk ka plan nga Tirana për titullin në derbi

Tirana ka dalë blof për herë të tretë me festën e titullit kampion. Pas dy humbjeve, këtë herë bardheblutë nuk ia dalin që të fitojnë me Teutën në kryeqytet. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-1, teksa Limaj shënoi i pari dhe u mendua se sot do të mbyllej matematikisht historia e vendit të parë. Por Plaku barazoi në minutën e 74 me kokë pas krosimit të saktë të Emiljano Vilës.

Vërtet për t’u përgëzuar Teuta e Arapit që krijoi raste të shumta në sulm, por në disa herë Bekaj dhe në të tjera konkretizimi i pasaktë, bëri që ekipi të dalë me vetëm një pikë nga kjo transfertë që mund të merrej më shumë. Emiljano Vila shpërdoroi edhe një rast të artë nga vetëm pesë metra larg portës. Ndërkohë Laçi po arrin në rrugën e fitores dhe këtë herë mundën Egnatian me shifrat 0-2 falë dopietës së Guindo.

Për t’u përmendur është vepra e Skënderbeut. Të gjithë e llogarisin të rënë në Kategorinë e Parë dhe të dalë jashtë loje, por korçarët jo vetëm që nuk kanë ndërmend të braktisin para kohe kampionatin, por po tregohen kockë e fortë. Skuadra e Gegës ka mundur ekipin më në formë të Superiores, Kastriotin, që kishte 7 fitore radhazi. Korçarët fituan me shifrat 2-0 falë golave të Mensah dhe Pusi. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Gega (Skënderbeu): “Unë tani e mora vesh rezultain e Tiranës. Nuk mendoja që ka pasur një plan. Shkëputja prej kohësh e Tiranës ka bërë që të ulet marshi. Për koeçidencë ka mbetur të vendoset në ndeshjen me Partizanin. Që në momentin e parë që kam ardhur te Skënderbeu opinioni sportiv e ka parë të vështirë. Dhe me të drejtë, sespe Kastrioti dhe Egnatia bënë një hap të madh. Edhe unë vetë nuk isha përgatitur për këtë. Kam qenë i kënaqur me performancat, gjithmonë duke ditur sa ka qenë mundësia jonë. Kam insistuar, dhe ndoshta ka qenë gjëja më e lodhshme për mua, që ti motivoj dhe ti shtyj të bëjmë fair play. Unë erdha te Skënderbeu vetëm për këtë moment të vështirë. Siç e thashë, erdha me dëshirë. Doja të kontribuoja që ky qytet dhe ky klub të mbijetojë, por gjërat u rrokullisën. Edhe unë kam projekte. Kam hapur një akademi, duhet të jem në fokus për investimin që kam bërë. Por është një profesion që unë nuk kam asnjë kompleks të trajnoj në çdo lloj kategorie”.

Ramadani (Egnatia): “Ne krijuam raste, Laçi shënoi golin. Kemi harxhuar shumë energji dhe në fund të shpërdorosh shumë raste është mëkat. Te goli i parë naiviteti jonë na kushton shumë. Një gjest naiv nuk do ta kishte bërë. Nuk respektohet në atë mënyrë fair play. Dy gjuajtje në portë, dy gola Laçi. Kjo tregon që eksperienca është në anën e tyre”.

Arapi (Teuta): “E rëndësishme është që kemi bërë një paraqitje të mirë kundër një ekipi që do shpalet kampion. Normalisht ne kërkonim të shkëputeshim sa më shumë nga ndjekësi më i afërt. Por një fitore sot mund të na conte në lu.ftën për Europë, që është vendi i katërt. Pavarësisht se kishim dy rivalë, jo një”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *