E para në historinë e Ballkanit dhe e para e një trajneri të Superiores, Ilir Daja shpallet zyrtarisht kampion në Kosovë nga…shtëpia

Ballkani i Ilir Dajës është zyrtarisht kampion dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë e këtij klubi. Menjëherë pas ardhjes së ekspertit të Superiores, Ballkani nisi shkëputjen e ndjeshme nga rivalët e tjerë për titull. Emocioni i madh është dhuruar teksa skuadra dhe trajneri ndodheshin në shtëpi.

Kjo pasi barazimi i sotëm mes Gjilanit dhe Dritës e bën Ballkanin kampion edhe matematikisht. Skuadër e cila u ngjit në elitën e Kosovës në vitin 2018 dhe falë investimeve të mëdha ka mbërritur deri në këtë pikë. Për herë të parë një trajner i Superiores ka arritur që të fitojë titullin në Kosovë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut e bëri Ernest Gjoka një gjë të tillë me Shkëndijën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *