Kukësi-Partizani 1-2 Milunovic 51’/ Junior 25′, 40′
Kukësi-Partizani është parë si një finale për biletën e Europës. Të kuqtë kanë arritur që të fitojnë me shifrat 1-2, në një ndeshje që ishte spektakolare dhe jashtë normales për Superioren, të paktën për 45 minuta.
Ekipi i Mehmetit dhuroi spektaklin e vërtetë teksa që në fillim goditi traversën. Më pas ishte Skuka që iu afrua golit pas kaloi portierin, por ishte Pëllumbi që largoi topin nga vija fatale. Për të kaluar te momenti i Stenio Junior.
Dy gola me kokë të shënuara në 15 minuta, ku fillimisht ishte krosimi i mrekullueshëm i Carës dhe më pas i Skukës që u shfrytëzua më së miri nga Junior. Tetë kartonë të verdhë janë dhënë në vetëm 30 minuta për shkak të tensionit të madh.
Pjesa e dytë nisi me gafën e Belicës që i dha mundësinë Milunovic për të shënuar në të 50 dhe për të hapur sfidën. Por deri në fund, rezultati mbeti i njëjti, me Kukësin që ndihet i huaj në shtëpi pasi nuk ka arritur asnjë fitore në dy ndeshjet. Në fund të dy ekipet e mbyllën me 10 lojtarë pasi Maguite u ndëshkua me të kuq për gjest antisportiv ndaj Lulajt dhe De Lukas që ndërhyri keq ndaj Carës. /Sport Ekspres/
53′ Ndërpritet për pak sekonda ndeshja nga sjellja e tifozëve të Kukësit me sendet e hedhura, në rast përsëritje, ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes.
51′ Goooool! Vjen goli i parë i Kukësit në shtëpi. Një krosim nga e majta dhe një gabim i Belicës në qendër, Milunovic hyn në histori si i pari që shënon në Kukës Arena, Kukësi-Partizani 1-2.
40′ Gooool! I njëjti gol fotokopje te Partizani. Skuka i ndodhur në krahun e majtë si Cara në golin e parë hedh krosim perfekt në zonë për te Juinor që sulmon hapësirën dhe me kokë mposht portierin, Kukësi-Partizani 0-2.
26′ E pabesueshme! Partizani pranë golit të dytë në 2 minuta teksa Skuka kalon bukur Pëllumbin dhe trondit shtyllën, por topi del nga jashtë dhe shpëton Kukësin.
25′ Gooool! Vjen goli i parë në “Kukës Arena” dhe nuk i përket Kukësit, por Partizanit. Alban Hoxha nis një top të mrekullueshëm dhe gjen në krahun e majtë Carën. Ky i fundit kalon bukur rivalin e tij dhe jep krosimin fantastik për te Stenio Junior që me kokë mposht portierin kundërshtar, Kukësi-Partizani 0-1.
Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pellumbi, Ndreca, Faijao, Gj. Taipi, de Lucas, Sh. Taipi, Milunovic, Basa
Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Mala, Rrapaj, H. Marku, Cara, Skuka, Stenio.